Lojtari i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Fisnik Rugova, ka thënë se ekipi do të tentojë ta fitojë ndeshjen kundër Maqedonisë.
Pas humbjes nga Rumania, Rugova synon këndelljen e Kosovës në ndeshjen kundër Maqedonisë që zhvillohet në Gjevgjeli.
“Do të tentojmë ta mposhtim Maqedoninë pastaj të presim Rumaninë në shtëpi. Do të jetë ndeshje e fortë pasi siç dihet Maqedonia ka ekip më të fortë sesa në vitet e kaluara. Por besoj në fitore”, ka thënë Rugova.
Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 17:45 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Maqedonia prin me katër pikë ndërsa Kosova është në vendin e tretë me dy pikë.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë e ka fituar Maqedonia me rezultat 76:73.