Sulmuesi është vrarë nga personeli i sigurisë pasi ai fillimisht kishte plagosur pesë roje, para se të tentonte të hynte në Kishën Marmina në jug të Kajros.
Televizioni shtetëror egjiptian ka raportuar se sulmuesi i dytë ka ikur nga skena e sulmit mirëpo është arrestuar më vonë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo grupi militant, Shteti Islamik ka pasur cak disa herë brenda vitit kishat ortodokse kopte, shkruan Radio Europa e Lirë.
Në muajin mars, disa militantë të IS-it kanë qëlluar me armë zjarri 30 të krishterë në jug të Kajros derisa ishin duke vizituar një manastir.
Të krishterët koptë përbëjnë 10 për qind të popullatës së Egjiptit.