Zyratare: ''KKZ'' cakton datën e zgjedhjeve për raundin e dytë

Në këto zgjedhje do të votohet vetëm në 6 njësi zgjedhore...

Zgjedhjet e mbajtura më 24 dhjetor nuk kanë përfunduar plotësisht, nga 38 njësi vetëm 32 njësi kanë përfunduar me numërim të votave, ndërsa në 6 njësi zgjedhore janë prishur vendvotimet.

Sipas ligjit këto njësi të prishura kanë mundur të mbahen pas 7 ditëve, por pasi që partitë politike kanë dërguar ankesa në KKZ, është vonuar proçesi dhe KKZ ka marrë vendim që raundi i dytë të mbahet zyrtarisht më 14 janar 2018.