Me afrimin e festave të fundvitit, duket se shumë prej yjeve kanë nisur përgatitjet për programet festive.
Së fundmi, është gruaja e kryeministrit të Kosovës, Anita Muçaj e cila solli disa pamje brenda shtëpisë së tyre
Ajo tregon se ka rregulluar bredhin dhe se shkallët i ka dekoruar me gjëra të ndryshme, ku vjen me një pamje të mahnitshme. E në imazhin tjetër, prezantuesja Muçaj ka gatuar biskotat e fundvitit për më të dashurit e saj.
Në këtë ditë, familja Haradinaj janë përkujdesur për shtëpinë që çdo gjë të dukej e mahnitshme.
Ndryshe, Anita dhe Ramushi gëzojnë një familje të shëndoshë ku tashmë janë prindër të tre fëmijëve.