Shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes

Pak më shumë se dy vjet pas ngritjes së aktakuzës për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mësojnë

Kjo pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës në orën 13:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Të katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu me anë të një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se kur do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre si deputet, ata nuk do të jenë në seancë për të dëgjuar aktgjykimin të cilin e ka cilësuar si politik.

Sipas saj, asnjë prej pretendimeve që i ka ngritur prokurori, nuk janë të mbështetura me prova e fakte dhe se gazi lotsjellës nuk është armë.

Haxhiu ka shtuar se (gazi lotsjellës) ishte mjeti i vetëm e i domosdoshëm për ta shpëtuar Kosovën, për siç ka shkruar, nga copëtimi dhe bosnjëzimi