Palestinë, në dy javë kanë humbur jetën 58 civilë

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Palestinë (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë tha...

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Palestinë (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë tha se që nga 17 dhjetori i vitit 2017 e deri më tani regjimi i Asadit dhe Rusia kanë realizuar më shumë se 200 sulme ajrore.

Si pasojë e sulmeve të realizuara nga regjimi i Asadit dhe Rusia në “zonën jokonfliktuale” të Idlibit në Siri, gjatë dy javëve të fundit kanë humbur jetën 58 civilë, kurse 160 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se që nga 17 dhjetori i vitit 2017 e deri më tani regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer më shumë se 200 sulme ajrore.

Jusuf bëri të ditur se si rezultat i sulmeve ajrore kanë humbur jetën 58 persona, prej tyre 17 gra dhe 13 fëmijë dhe shtoi se 160 persona janë plagosur, më shumë se 70 prej tyre gra dhe fëmijë.

Duke e shtuar se në këto sulme janë përdorur bomba fosfori, napalm, vakum dhe fuçi, Jusuf tha se sulmet në masë të madhe janë realizuar në vendbanimet e civilëve.

“Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar më shumë se 200 sulme. Janë përdorur 96 bomba fuçi. Janë kryer 759 sulme me raketa tokë- tokë”, tha Jusuf.

Qyteti verior i Sirisë, Idlib, në mbledhjen në Astana më 4-5 maj 2017 ishte shpallur si “zonë jokonfiktuale”, por regjimi i Asadit shpesh po e shkel armëpushimin.