Ahmeti dënimin e deputetëve të VV-së nga Gjykata e ka quajtur padrejtësi

Edhe kryetari i Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka reaguar për dënimin që ua ka dhënë gjykata deputetëve Albin Kurtit, Donika Kadajt...

Edhe kryetari i Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka reaguar për dënimin që ua ka dhënë gjykata deputetëve Albin Kurtit, Donika Kadajt, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se edhe pse kusht, vendimi për shpalljen fajtor është i padrejtë.

“Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.