• E mërkurë / Apr-23 00:16
  • Kontakt

Japonia po përballet me rrezikun më të madh që nga lufta e dytë botërore

Situata e sigurisë për Japoninë është më e ndjeshmja që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për shkak të provokimeve nga Korea Veriore.

Kështu tha Kryeministri japonez, Shinzo Abe, përderisa bëri thirrje për forcimin e sigurisë kombëtare për popullsinë Japoneze.

Tensionet janë shtuar qysh nga koha kur Korea Veriore testoi raketat ballistike nukleare, duke përfshirë një rreze shumë të gjerë që mund të arrijë deri në territorin e SHBA-së, transmeton lajmi.net

Abe tha se është e papranueshme që në kohën për bisedime paqësore me Korenë të ketë provokime nga kjo e fundit për raketat nukleare. Ai tha se këtë vit shpreson për një debat më të gjerë dhe zgjidhje më afatgjatë me Korenë për problemin e armëve nukleare.