Dorëheqja e Dardan Sejdiut nga posti i nënkryetarti të Vetëvendosjes dhe Këshillit të Përgjithshëm, është e treta prej zyrtarëve të lartë të kësaj partie, pas publikimit të ‘sms’-ve të cilët shfaqën paknaqësitë brenda këtij subjketi politik.
Të martën nga Vetëvendosje dha dorëheqje edhe Visar Ymeri nga posti i kryetarit të partisë, ndërsa javë më parë nga orgnet drejtuese të kësaj partie u largua edhe Aida Dërguti, pjesë e grupit që kanë shfaqur paknaqësi ku është edhe Dardan Molliqaj.
Krjet këto dorëheqje po ndodhin pasi një grup brenda kësaj partie janë shprehur të pakënaqur më mënyrën e funksionimit të VV-së. Ata janë ankuar se në këtë subjek nuk ka demokraci të brendshme, duke bërë fajotrë për këtë, ish-liderin e këtij subjekti Albin Kurtin.
Ky i fundit nuk ka komentuar shumë zhvillimet e brenda subjektit që e kishte themeluar, por ka bërë thirrje që së bashku të tejkalohen këto probleme. Kurti përkundër paknaqësie ndaj tij, ka kandiduar për tu zgjedhur kryetar i subjektit.
Ndarjet në Vetëvendosje u shpërfaqen pas pulikmit të disa sms brenda një grupi të përbashkët të anëtarëve të këtij subjekti, ku në ditën kur Kurti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, për tu dërguar në gjyaktë për hedhje të gazit- lotësjellës në Kuvendin e Kosovës. Në atë ditë Aida Dërguti kishte përdorur shprehje ofenduese ndaj Kurit, kur kishte pyetur nëse ai është arrestuar.
Problemet në Vetëvendosje u shfaqën në një periudhë, ku kjo parti u rritë, duke dalë si subjekti më i votuar në zgjedhjet parlamentare, dhe një suksesi relativishtë të mirë në ato lokale, duke ruajtur udhëheqjen në Prishtinë, e duke fituar Prizrenin e Kamenicën.
Analistët politik kanë vlerësuar se grupi kundër Kurtit mund të formojnë subjekt të ri politik.