Edicioni special i Jaguar XF 300 Sport do të arrijë me 296 kuaj fuqi

Edicioni special i Jaguar XF 300 Sport do të arrijë me 296 kuaj fuqi

Ky sedan sportiv që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë dallime të dukshme prej modeleve tjera nga Jaguar

Modelin sportiv XF, Jaguar e ka modifikuar për vitin 2019, ndërsa do ta lansojë si pjesë e një edicioni special të quajtur XF300 Sport

Duke filluar nga 63 mijë dollarë, pa përfshirë pagesën për transport, kjo makinë do ta ketë ndryshe grillin, ventilatorët anësorë, disa pjesë të enterierit si dhe rrotat që do të ofrohen me 19 dhe 20-inch.

Me tri mundësi zgjedhjesh për ngjyrën e eksterierit, makina do të ketë shenjën 300 Sport në sistemin e ri të grillit, mbrojtëset e pasme si dhe ka kapëse të reja frenash.

Brendësia do të jetë nga lëkura, që pos ulëseve përfshinë edhe pjesët anësore, si dhe ato të instrumenteve ndihmëse.

Makina me 296 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.6 sekonda, derisa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 200 kilometrave në orë.