Ja se si ndikon telefoni në trurin e fëmiut tuaj

Ja se si ndikon telefoni në trurin e fëmiut tuaj

Telefonët po ndryshojnë mënyrën se si punon truri i fëmijëve, sipas hulumtimeve të reja. Të rinjtë që kalojnë më shumë se dy orë para një ekrani tregohen më të dobët në testet e gjuhës dhe të të menduarit. Në mënyrë alarmuse, fëmijët që shpenzojnë më shumë se shtatë orë në ditë në pajisjet elektrike po shfaqin gjithashtu hollësimin e parakohshëm të korteksit të trurit, që zakonisht ndodhë më vonë në zhvillim.

Studimet e mëparshme kanë lidhur korteksin më të hollë me nivele të ulëta të IQ. Rezultatet janë të parat nga një studim ambicioz prej $ 300,000,000 që do të gjurmojë zhvillimin e trurit të 11,000 fëmijëve gjatë një dekade.

Ekspertët thonë se ne nuk do të dimë efektet e vërteta të telefonave dhe teknologjive të tjera në zhvillimin e trurit, derisa grupi të arrijë moshën e rritur. Sidoqoftë, gjetjet e tyre fillestare janë shqetësuese për cilindo prind, fëmija i të cilit përdor telefonin një kohë më të gjatë.

Fëmijët e moshës nëntë e dhjetë vjeç, të cilët kaluan më shumë se shtatë orë në ditë në mediat dixhitale, kishin modele dukshëm më të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilët kaluan më pak kohë duke shikuar pajisjet.

Dr Gaya Dowling, nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, tha: “Nuk e dimë nëse po shkaktohet nga koha e shpenzuar në ekran. Nuk e dimë ende nëse është gjë e keqe.”

“Ajo që mund të themi është se kjo është si duket truri tek fëmijët që shpenzojnë shumë kohë në ekran. Dhe kjo nuk është model i vetëm.”

Rezultatet e mëparshme nga studimi i njëjtë treguan se fëmijët që kaluan më shumë se dy orë në ditë në ekranet arritën rezultate më të ulëta në logjikim dhe teste gjuhësore.

Fëmija mesatar amerikan dhe britanik shpenzon rreth katër orë në ditë i zhytur në mediat dixhitale.