• E mërkurë / May-08 19:40
  • Kontakt

Keni probleme me iPhone? Apple ka një njoftim të rëndësishëm

Apple ka njoftuar së fundmi se në sistemin MAC dhe iOS janë prekur nga disa probleme me procesorët.

Apple ka njoftuar së fundmi se në sistemin MAC dhe iOS janë prekur nga disa probleme me procesorët. Njoftimi është lancuar nga zyrat e kompanisë ditën e enjte në mënyrë që përdoruesit e këtyre telefonave të marrin masat paraprake. Apple do të lancojë një program në Safari i cili do t’i vijë në ndihmë këtyre telefonave.

Nga ana tjetër orat Apple nuk janë prekur nga probleme të tilla. Këto dy probleme në sistem kanë prekur edhe kompjuterat Apple, njofton kompania. Këto dy probleme në procesor njihen me emrin Spectre dhe Meltdown.

Çfarë duhet të bëni për të shpëtuar telefonin nga këto dy probleme?

Procesorët modern janë projektuar për të kryer diçka që quhet “ekzekutimi spekulativ” për të përmirësuar performancën. Të dhënat supozohet të mbrohen dhe të izolohen, por hulumtuesit zbuluan se në disa raste, informacioni mund të ekspozohet, ndërsa procesori e bën atë në radhë. Hulumtuesit thanë se pothuajse çdo sistem kompjuterik – desktop, laptopë, smartfonë dhe servera cloud – janë prekur nga gabimi i Specter.