Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodoske të Serbisë në Mal të Zi, ka shfaqur frikën se politika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë.
Lidhur me këtë ka reaguar, Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq duke e quajtur sulm të urdhëruar.
“Unë mendoj se duhet të skualifikohet çdo njëri i cili në këtë mënyrë vepron si një përfaqësues i autoriteteve kishtare, kjo e bën atë një njeri që merret me funksionimin politik të opozitës në një mënyrë vulgare dhe të papërshtatshme”, ka thënë Gjuriq për ‘TV Pink’, transmeton lajmi.net.
“Tani po frikësohem se politika e Vuçiqit shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar”, ka qenë deklarata e Amfilohije.