Makinat e reja elektrike në 2019, në treg produkte të përmirësuara (Video)

Viti që vjen pritet të sjellë një hov të ri për makinat elektrike. Prodhuesit e automjeteve kanë shënuar një progres të rëndësishëm në zhvillimin e ty

Viti që vjen pritet të sjellë një hov të ri për makinat elektrike. Prodhuesit e automjeteve kanë shënuar një progres të rëndësishëm në zhvillimin e tyre.

Ka pasur përmirësime të performances përkrah atyre të games dhe veçorive që i bëjnë mjaft të dëshirueshme, e që po përmirësohen nga viti në vit.

2019-ta pritet t’i sjellë tregut disa modele të reja të përmirësuara, të cilat mund t’ia ndryshojnë mendjen edhe atyre që nuk janë miq të mëdhenj të mjedisit. Këto modele janë vërtet mbresëlënëse. Ndër to, spikasin: “E-tron Sportback” i AUDI-t, Jaguar XJ, Tesla Modeli3, Volvo XC40 electric,apo Nissan IDS dhe Mission E nga Porsche. Makinat elektrike po kalojnë dalëngadalë nga një ide e largët në diçka që njerëzit duan ta blejnë, transmeton top channel.

“Shitjet e tyre nuk janë ende shumë t mëdha në numër. Por njerëzit kanë nisur më në fund t’i shohin këto produkte, t’i kushtojnë vëmendje dhe të duan t’i blejnë”, tha Rebecca Lindland, eksperte.

Në fund të fundit, ndjesia është ajo e një makine normale. Por ka disa probleme, siç janë ato me të cilat janë hasur përdoruesit e këtyre makinave në Ontario të Kanadasë, ku janë ndërtuar vetëm gjysma e stacioneve të posaçme për të tilla automjete, dhe një pjesë e atyre ekzistues, rezultojnë shpeshherë rezultojnë jashtë shërbimit.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48