Aplikacionet që iu ndihmojnë të flini më mirë

Personat që kanë problem me gjumin, të emëruar si "insominakë", mund të shfrytëzojnë edhe mundësinë e aplikacioneve për të marrë një sy gjumë.

Zhvilluesit e aplikacioneve të gjumit për smartfonë thonë se programet mund t’u përgjigjen pyetjeve që keni dhe të iu ndihmojnë për të fjetur më mirë.

Aplikacioni Sleep-Improved (iOS dhe Android) i financuar nga reklamat dhe aplikacioni i alarmit të ciklit të gjumit (iOS dhe Android) gjithashtu monitorojnë lëvizjet gjatë gjumit, si dhe efektet e faktorëve si ushtrimi, stresi dhe dieta.

Përveç monitorimit të lëvizjes, aplikacionet si SnoreLab (iOS dhe Android) përcjellin zhurmën në dhomën e gjumit për të lejuar përdoruesit të dinë nëse gërhijnë, flasin në gjumë ose flenë më pak.

Kur përdoruesit të ngrihen në mëngjes, aplikacionet tregojnë lëvizje të hollësishme në formë grafikoni.