Rezultatet preeliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit 2017 (Video)

Alternativa për Ndryshim me bartësin e saj të listës Shqiprim Arifi rezulton partia e parë me numrin më të madh të votave dhe me16 mandate

Pas ankesave nga ana e subjekteve politike në përjashtim të ankesave të subjektit politik Alternativa për Ndryshim dhe grupit qytetar të Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare në lidhje me procesin zgjedhor të 24 dhjetorit 2017, këto ankesa  iu drejtuan Gjykatës administrative ku kjo e fundit ka kthyer përgjigje, dhe duke u bazuar në të Komisioni Komunal Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen  dhe ka raportuar rezultatet preeliminare.

Në bazë të vendimit të Gjykatës administrative është vendosur që asnjë vendvotim nuk është prishur përkundër informacioneve të mëparshme ku rezultonin fillimisht 6 njësi  të prishura e më vonë vetëm 2, sipas Komisionit Komunal Zgjedhor votat janë numëruar ashtu siç popullata në komunë të Preshevës ka votuar në 38 njësi apo vendvotime më 24 dhjetor 2017.

Rezultatet janë si më poshtë vijojnë:

APN-Shqiprim Arifi:  6808 (16 mandate) 36%

PDSH- Dr.Ragmi Mustafa: 4982 (11 mandate) 26%

UDSh- Naser Aziri: 405 (0 mandate) 2,2%

LR-PDSH-Sami Salihu: 1689 (4 mandate) 9,1 %

PVD-Ardita Sinani: 2682: (6 mandate) 14%

BDL- Dr. Skender Destani: 456 (1 mandat) 2,4%

Për Serbinë  Unike-Aleksandër Vuçiq: 920 (0 mandate) 4,9%

PD-dega Preshevë- Xhelal Memeti: 332 (0 mandate) 1,8%

Pas këtyre rezultateve subjektet politike mund ti paraqesin ankesat e tyre pranë Komisionit Komunal Zgjedhor në afat prej 24 orësh.