Delawie i lumtur për deklaratat e Veselit që Specialja nuk do të shfuqizohet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas shkrimit të kryeparlamentarit...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas shkrimit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli i cili dje tha se Gjykata Speciale do të ndodhë.

Shefi i Kuvendit kishte deklaruar se Specialja është gjë e dëmshme për Kosovën, por që tashmë nuk do të mund të ndalet.

Delawie në twitter ka shkruar se amabsada amerikane mirëpret deklarimin e Veselit, transmeton lajmi.net.

“I mirëpresim deklaratat publike të kryeparlamentarit Veseli dhe figurave të tjera politike në drejtim të respektimit të obligimeve që ka ndërmarrë Kosova për Gjykatën Speciale”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe përfaqësues të OVL-UÇK kanë dalur kundër Veselit, duke kërkuar zhbërjen e Specialjes.

Madje sipas nënkryetarit, Nasim Haradinaj një gjë e tillë do të ndodhë deri në fund të muajit.