Kryetari i PDSH-së reagon për mos pastrimin e rrugëve nga bora dhe diskriminim e kompanive vendore (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së reagon për mos pastrimin e rrugëve nga bora dhe diskriminim e kompanive vendore

Në konferencën e sotme për media të cilën kryetari i PDSH-së z.Mustafa e mbajti në ambient të jashtëm pasi që zyrja e PDSH-së është e mbyllur, kryetari Mustafa tha se Partinë Demokratike Shqiptare nuk mund ta ndal askush.

Ai theksoi se sezona e dimrit në Preshevë nuk është befasi, dhe Komuna e Preshevës është dashur që të jetë e përgatitur për sezonin dimërorë.

Ai gjithashtu i porositi qytetarët e Komunës së Preshevës që të bëjnë vetë kujdes me daljen e tyre me automjete nëpër rrugë, gjithashtu theksoi se Kompanitë Saba Bellça & Arso Com do të vazhdojnë që ti pastrojnë rrugët në mënyrë vullnetare për t'ia lehtësuar qyetarëve lëvizjen e lirë.