Qëllohet me tetë plumba reperi i njohur

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Puerto Rico.

Reperi homoseksual, Kevin Fret, u qëllua për vdekje në Puerto Rico, shkruan The Guardian.

Kevin Fret, ylli në ngritje, 24 vjeç, ishte qëlluar ndërsa ishte duke hipur në një motoçikletë në San Juan, kurse vdekja e tij u konstatua pasi u dërgua në një spital aty pranë.

Me vdekjen e tij në Puerto Rico, bëhet e ditur se në këtë vend ka pasur më shumë se dy vrasje brenda ditës.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj ndjenjën dhe dhimbjen që e kemi që humbëm një person me aq shumë ëndrra” , ka shkruar menaxheri i tij, Eduardo Rodriguez. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48