Debati i radhës i zhvilluar nga ana e Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë kishte për qëllim realizimin e një analize të procesit zgjedhor të 24 dhjetorit 2017 por këtë herë fokus i organizatës në fjalë ishin mediat .
Në këtë takim u paraqit një tablo rreth zgjedhjeve të 24 dhjetorit nga këndvështrimi i mediave të cilat kishin një rol shumë të rëndësishëm për të mbajtur transparencën dhe informimin sa më të drejtë të qytetarëve.
Si shkuan zgjedhjet, cilat ishin parregullësit të cilat u vunë në pah në këtë proces zgjedhor, kush doli fitues dhe kush humbës dhe kush ishte qëndrimi i mediave gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve ishin këto disa nga pikat të cilat u diskutuan.
Pëfaqësuesi i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të *Demokracisë z.Gani Rashiti u shpreh se ky ishte debati i fundit për përmbylljen me sukses të projektit "Pjesëmarrja qytetare në zgjedhjet lokale" i cili projekt në vetvete ka përfshirë disa lloj aktivitetesh dhe është i shtrirë në një periudhë kohore te caktuar që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Qendra për Avokim dhe Zhvillim te Demokracisë nëpërmjet projektit "Pjesëmarrja qytetare në zgjedhjet lokale" ka arritur që të monitorojë edhe procesin e votimit gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit, ky në një afat kohorë do të nxjerrë dhe një raport në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara.