Sulmi i forcave serbe ndaj familjes Jashari para 21 vjetësh, Bekimi tregon çfarë kishte ndodhur

Sulmi i forcave serbe ndaj familjes Jashari para 21 vjetësh, Bekimi tregon çfarë kishte ndodhur

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, që njëherësh është djali i heroit të Kosovës, Hamëz Jashari, ka kujtuar 22 janarin, ditën kur forcat e shumta policore sulmuan familjen Jashari në Prekaz.

Në 21-vjetorin e kësaj ngjarjeje Jashari ka kujtuar se përkundër aksionit policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

“Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz. Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë. Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.