Ndryshimi drastik që do sjellë Snapchat, nuk do t’iu pëlqejë fare

Snapchat po kërkon të lejojë fotografitë e dala në 'MyStory' të qëndrojnë më gjatë në aplikacion.

Ndërmarrja e rrjeteve sociale po mendon që postet publike të qëndrojnë më gjatë apo madje të bëhen edhe të përhershme, si dhe të zbulojë identitetet e atyre që bëjnë postimet, sipas Reuters.

Snap po shqyrton me kujdes edhe privatësinë, ndikimin teknik dhe ligjor të lëvizjeve të tilla, vuri në dukje raporti.

Këto ndryshime do të vlejnë vetëm për fotot dhe videot që ndahen në fotografitë që ndahen në ‘MyStory’, thuhet burim.

Snapchat nuk pranoi të komentonte mbi raportin, sipas Reuters.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48