Trump dhe Tillerson urojnë Haradinajn, ai thotë se Kosova do të jenë çdoherë krah Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për festat e fundvitit nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, telegram urimi Haradinaj ka pranuar edhe nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Postimi i plotë:

Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RH