S’ka të ndalur heroizmi i policëve të Preshevës. Ja kush janë dy policët shqiptarë që shpëtuan kësaj radhe një jetë

S’ka të ndalur heroizmi i policëve të Preshevës. Ja kush janë dy policët shqiptarë që shpëtuan kësaj radhe një jetë

Policët shqiptarë nga Presheva, Nagip Salihu dhe Jeton Rexhepi, punonjës të stacionit policor në Preshevë, penguan një vajzë nga afërsia e Bujanocit e cila tentoi të bënte vetëvrasje, duke ju referuar burimeve të policisë së Preshevës.

Çdo gjë ndodhi të dielën gjatë kafes së mëngjesit ishte një operacion shpëtimi i një vajze njëzetvjeçare nga rrethi i Bujanocit.

Derisa policët ishin ulur në një kafene, një burrë vraponte pa frymë duke njoftuar se kishte parë një vajzë në një gjendje shumë të keqe që filloi të ngjitej në një mur, shkëmb të gjatë (kodrën e Kacipupit) në afersi të pendës (branes) së fshatit Rahovicë.

Policët Nagip Salihu dhe Jeton Rexhepi: Ne jemi në shërbim të qytetarëve tanë 

Ai na tha se nuk e dinte se çka po ndodhte, por ajo ishte në gjendje shumë të keqe. Pas këtij njoftimi policia pa një pa dy niset pas vajzës në rrezik në kodër. Policia kanë parë vajzën duke u ngjitur në murin rreth 50 metra të lartë.

“Kolegu im i ka shkuar tinëza nga mbrapa vajzes dhe shpejtë e shpejtë e ka kapur për duar duke e tërhequr nga muri..” kujton Rexhepi.

Jeton Salihu punon në policinë e Preshevës nga viti 2002 pas formimit të një force policore shumetnike në Luginën e Preshevës

“Mendoj se çdo oficer policie duhet të reagojë menjëherë, pahamendje pavarësisht nëse ai është në detyrë zyrtare apo jo. Prioriteti ynë është të ndihmojmë të gjithë qytetareve që kanë nevojë..” shton Rexhepi.

Këtë rast të heroizmit të policisë shqiptare nga Presheva e kanë shënuar edhe mediat serbe të cilat si zakonisht nuk kanë përmendur fare se është shqiptar?!

E themi këtë sepse qe dy ditë mediat serbe qojnë pluhur rreth një rasti në Vranje me tituj bombastik se “një serb paska shpëtuar jetën e një shqiptari”.

Kështu kishte ndodhur edhe me policin nga Miratoca  Rexhep Arifi i cili pushtoi mediat botërore me fotografitë e tij në përqafim me vogëlushin sirian (10 shtator 2015) por mediat serbe askund nuk e shkrua se ishte shqiptar?!. Kësaj thuaj ndaq racizem, ndaq urrejtje, ndaq xhelozi i shkon, ka shkruar “Presheva Jonë”.

Sidoqoftë policia e Preshevës po dëshmon jo vetëm aftësi dhe profesionalizëmm, por edhe heroizëm në shërbim të qytetarëve të saj të cilët duhet të shërbejnë  shembull për kolegët tjeëë në Serbi