• E mërkurë / Jul-24 04:15
  • Kontakt

Samsung Galaxy S10 sjell veçorinë që e keni pritur të gjithë

Modeli Galaxy S10 i gjigantit teknologjik 'Samsung' do të jetë një nga smartfonët e parë që do mbështesë Wi-Fi 6.

Parashikimet rregullative nga Samsung, të ndara nga Droid Life, zbulojnë se tre modele të telefonit të ardhshëm do të përfshijnë mbështetje për standardin e ri të Wi-Fi’së.

Pothuajse asnjë smartfon momentalisht nuk posedon një router Wi-Fi 6. Wi-Fi 6 gjithashtu nuk ofron fitime të mëdha shpejtësie për pajisjet individuale.

Standardi 6 duhet të përmirësojë performancën në shtëpitë ose në rrjetet Wi-Fi ku një ton pajisje janë të lidhura, sipas The Verge.

Samsung pritet të lansojë Galaxy S10 në fund të muajit. Në pritje janë tri modele në nisje: një S10 standard, një S10 Plus më i madh dhe një S10E me kosto më të ulët. Një version 5G gjithashtu pritet më vonë.