Hoxha që tha se e mitura nga Drenasi kishte provokuar me veshjen: Kam folur për dukurinë, jo për vajzën

Hoxha që tha se e mitura nga Drenasi kishte provokuar me veshjen: Kam folur për dukurinë, jo për vajzën

Është sqaruar hoxha Bedri Bytyqi nga Drenasi, që deklaroi se e mitura që u abuzua seksualisht në këtë qytet, ka provokuar me veshjen e saj.

Bedri Bytyqi ka thënë se për ato që i ka shkruar në rrjetin social Facebook, ka marrë shumë ofendime.

Mirëpo, ai u sqarua se nuk e kishte fjalën për vajzën e mitur për çështjen e veshjes, por për dukurinë në përgjithësi.

“Nuk është në rregull nëse një vajzë shkon në shkollë më minifun, është ngacmim”, thënë hoxha.