Hashim Thaçi përplaset përsëri me Ramush Haradinajn, sapo kthehet nga Uashingtoni

Hashim Thaçi përplaset përsëri me Ramush Haradinajn, sapo kthehet nga Uashingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur menjëherë pasi është kthyer nga Uashingtoni me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn i cili kishte propozuar një konferencë ndërkombëtare për Kosovës ku sipas tij do të duhej të arrihej një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme me Serbinë.

Thaçi ka kundërshtuar përsëri këtë ide të Haradinajt ai ka thënë se nuk duhet që të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovës, pasi do të kthente mbrapa.

“Ajo që fuqishëm e theksoj, nuk duhet që të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovës, pasi do të kthente mbrapa. Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në mes dy shteteve. Prandaj, kanë ndodhur tri takime pa presidentin e Kosovës, jam i kënaqur me punën e këtij delegacioni. Pastaj do të mblidhemi të gjithë si institucione të Kosovës”, tha Thaçi.

Sa i përket deklaratës së tij se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme, ai ka thënë se zyrtarizmi i kufijve duhet të ndodh që të ketë njohje.

“Ne kemi bërë zyrtarizmin e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, diçka e tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi. E njëjta procedurë duhet të ndodh edhe me shtetin serb. Prandaj, kufijtë e Kosovës me Serbinë janë edhe në veri edhe në jug që duhet të zyrtarizohet për të ndodh njohja”, tha ai.

Ndërkohë që Haradinaj më herët u kishte dërguar një letër vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian. Kërkoi, iniciimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.