Daci: Lugina t’i bashkohet Kosovës, nëse jo tani do të jetë gjithmonë me telashe

Daci: Lugina t’i bashkohet Kosovës, nëse jo tani do të jetë gjithmonë me telashe

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur rreth idesë për korigjimin e kufijëve, duke thënë se Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës.

Për KosovaPress, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve. Sipas tij, është keqkuptuar në tërësi, meqë nuk mund të ketë shkëmbim territoriesh.

Por Daci thotë se një ditë duhet edhe gjeografikisht të vendosen vijat me Serbinë.

Ai thotë se Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës dhe kjo është një mundësi tani, që mund të mos jetë më vonë.

“Preferoj të jem i bindur që të tre këta persona janë të vetëdijshëm për momentin historik, dhe a do të ketë edhe një shansë ndonjëherë, nuk e besoj. E kuptoj që për herë të parë në historinë shqiptare, Kosova e fiton një momentum që një pjesë e territoreve të grabitura nga pushtuesit, t’i kthehet shtratit amë. E them vetëm si një mendim timin në bazë të përvojës që e kam pasur si kryetar parlamenti, si njohës i rrethanave, tani edhe si kryetar i akademisë, i cili nuk ka asnjë aspiratë për diçka tjetër, pos me qenë në rolin e këshilldhënies nëse kërkohet nga akademia. Bindja ime e thellë është, o tani o do të jetë gjithmonë me telashe, që unë them tumor kanceroz do të ketë në hartën e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Këto thotë ai, janë mendime të akademisë dhe protagonistët në proceset e shtetësisë së Kosovës, i pranojnë ose jo.