Të zhdukurit shqiptarë në Luginë të Preshevës në gjurmët e jetës?

Të zhdukurit shqiptarë në Luginë të Preshevës në gjurmët e jetës?

Uran Nuhiu, ka nëntëmbëdhjetë vite që e kërkon babanë e tij, Nebi Nuhiun por që atëherë ka hasur në vazhdimësi në dyer të hekurta. Sipas Uranit në vitin 2000, pjesëtarë civil dhe të uniformuar të policisë serbe e kishin marrë Nebiun, nga biznesi i tij pompa e derivateve “Neza Petroll” në Preshevë disa orë më pas ata i kishin kërkuar njëqind mijë marka për ta lëshuar Nebiun, por edhe pasi i kishin marrë parat Nebiu nuk u kthye asnjëherë në shtëpi.

Për t`i ikur përgjegjësisë së vrasjeve të dhjetëra shqiptarëve, drejtësia serbe sipas kryetarit të komunës në Buajnoc, Shaip Kamberi, po shpik tema për gjëja zhdukjen e serbëve nga kjo zonë, ndërsa asnjë nga rastet e shqiptarëve të zhdukur nuk e ka zbardhur. Kërkesa për zbardhjen e këtyre rasteve ka pasur në vazhdimësi dhe ato asnjëherë nuk do të ndalen kanë thënë nga Këshilli Kombëtarë Shqiptarë

Belgzim Kamberit, kryetar i këshillit për të Drejtat e Njeriut, zhdukjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet të jenë pjesë e negociatave të Brukselit.

Në periudhën e viteve 1996-20002 para dhe pas luftës në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, dhjetëra qytetarë shqiptarë kryesisht nga Presheva dhe Bujanoci e edhe nga Medvegja, janë zhdukur, vrarë e kidnapuar në mënyrë misterioze.