Zyra e Kryeministrit nuk ka bërë të ditur se çka po diskutohet mes Haradinajt dhe Christian Hellbach dhe Thomas Bertin.
Hellbach nga Franca dhe Bertin nga Berlini paraprakisht kanë takuar edhe presidentin, Hashim Thaçi.
Të dërguarit special po qëndrojnë në Kosovë, pas një iniciativës së muajit të kaluar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Në takimet emisarëve të BE-së i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, i cili është larguar pak momente më parë.