Thumbimi i qartë i Haradinajt ndaj Thaçit – krahason veprimet e tij me të Vladimir Putinit

Thumbimi i qartë i Haradinajt ndaj Thaçit – krahason veprimet e tij me të Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke mbajtur një fjalim për dëshmorët e rënë në Deçan, ku nga aty ka folur edhe për temat aktuale të vendit.

Ai mes të tjerash ka thumbuar qartë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ndonëse pa ia përmendur emrin.

Haradinaj duke folur për idenë e Thaçit për ndryshim të kufijve, ka thënë se ai që ka një pretendim të tillë nuk e ke mikë. Ka thënë se kushdo që ka ideja të tilla është armik i Kosovës.

Kryeministri ka thënë se me hapjen e kufijve po hapen edhe varret e dëshmorëve.

“Nëse dikush e hap apo e cenon kufirin e vendit tonë është armik i Kosovës dhe do të hap varre të dëshmorëve. Kush është ai mik që ka të drejtë ta hap kufirin?”, ka deklaruar Haradinaj.

Ka thënë se hapja e kufirit i shkon për shtati vetëm Vladimir Putinit dhe Rusisë.

“Hapja e kufirit të Kosovës i shkon për shtati vetëm Vladimir Putinit, Sputnikut, kushdo që shkon në këtë agjendë është hapave të rusit. Ju e dini kush është rusi”, ka deklaruar Haradinaj.