Taksa nuk përmendet nga gjermanët, Vuçiq takon ambasadorin Schieb

Taksa nuk përmendet nga gjermanët, Vuçiq takon ambasadorin Schieb

Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ku mes tjerash është diskutuar edhe për çështjen e Kosovës.

Presidenti serb i është falënderuar për investimet gjermane në Serbi si dhe shprehu kënaqësinë e tij pas takimit me kancelaren Angela Merkel në takimin e fundit në Davos, shkruan “Tanjug”.

Ambasadori Schieb ka thënë se Gjermania fuqishëm mbështet trendin e investimeve në rritje.

Vuçiq e njoftoi Schiebin për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe si dhe pasojat e tjera në lidhje me stabilitetin në rajon.

Ai po ashtu përsëriti gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e dialogut pasi Prishtina të vendos për heqjen e taksës.

Schieb ka theksuar se Gjermania mbështet fuqishëm vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shfaqur shpresën se së shpejti do të krijohen kushtet për vazhdimin e tij, përcjell lajmi.net.

Vuçiq e falënderoi Gjermaninë për mbështetjen në rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.