Kryetari Kamberi drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, SH.T. Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele

Kryetari Kamberi drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, SH.T. Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele

Drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, SH.T. Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele, me të cilët u bisedua për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, problemet dhe sfidat politike nëpër të cilat po vazhdojnë të kalojnë.

E njofotva ambasadorin Adam për nevojën e zgjidhjes së problemeve bazë, rikthimin e Gjykatës në Preshevë, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, tekstet mësimore dhe rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve si qytetarë të barabartë.

Ngecja e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore pamundëson ndërtimin e besimit nëpër këto institucione. Institucionet etnikisht të pastërta, pa përfaqësues të pakicave mbrenda tyre, nuk janë kredibile për qytetarët tonë.

Me ambasadorin Adam u dakordua që kontaktet edhe në të ardhmen të jenë të vazhdueshme në mënyrë që të jemi sa më afër në kohën që po priten të ndodhin procese të rëndësishme politike. - ka shkruar Shaip Kamberi në facebook