Xhavit Drenori prapë ironizon me Ramiz Lladrovcin: Kokë bosh, hape gojën sa pare donë!

Xhavit Drenori prapë ironizon me Ramiz Lladrovcin: Kokë bosh, hape gojën sa pare donë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë edhe një padi kundër Xhavit Drenorit për shpifje dhe fyerje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lladrovci si dëmshpërblim po kërkon 20 mijë euro nga Xhavit Drenori.

Por ky i fundit, menjëherë ka reaguar ndaj kreut të Drenasit.

Drenasi, përmes një postimi në Facebook, thotë se, për hatër të vëllait të tij, Fehmi Lladrovcit e bën ambasador Ramizin në Shqipëri dhe kryetar, edhe pse kokën bosh.

Sa i përket pareve, thotë veç le ta hap gojën.

“Pas “blerjeve” te fundit ne asamble, me gjase #qyqja ka mbete pa pare.

Per hater te Fehmi Lladrovcit t’banum #ambasador, #kryetar (edhe pse kokën bosh), keshtu qe per pare veq hape gojen!”, shkruan Drenori.

“Më datën 08.02.2019, i padituri z.Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social facebook, ka postuar një shkrim ku më fyen e më ofendon rëndë, duke më krahasuar me diktatorët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”, thuhet mes tjerash në padinë e Lladrovci.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48