Gjykata merr vendim për personin që goditi me kamionetë 22-vjeçaren shtatzënë në Prishtinë

Gjykata merr vendim për personin që goditi me kamionetë 22-vjeçaren shtatzënë në Prishtinë

Masën e paraburgimit e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, Zyrtarja për Informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Dje është mbajtur seanca dhe i është caktuar masa e paraburgim prej një muaj”, ka thënë Gashi.

I pandehuri ka shkaktuar aksident me kamionetën e tij të shtunën në ora 12:00 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, duke goditur 22-vjeçaren e cila ishte duke ecur në trotuar.

Ndërsa viktima T.H., 22-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e këtij aksidenti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

22-vjeçarja si pasojë e këtij aksidentit ka humbur foshnjën e saj, ndërsa ditën e enjte ajo pritet t’i nënshtrohet një operimi.

Shpend Fazliu, Zyrtar për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka treguar për Gazetën Insajderi se 22-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohet një operimi në Klinikën e Ortopedisë.

“Zyra për informim ju konfirmon se pacientja ndodhet nën mbikëqyrje intensive të stafit mjekësor të intensives qendrore. E njëjta pritet t’i nënshtrohet ditën e enjte një operacioni në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Fazliu.