Sean Diddy Combs e ndërron sërish emrin

Sean John Combs është emri i vërtetë i ikonës së muzikës rep.

Në ditëlindjen e tij të 48-të, ai ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin dhe tash do të quhet Love ose Brother Love.

Sean John Combs është emri i vërtetë i ikonës së muzikës rep, i cili është i njohur për një numër të madh emrash artistikë, nga të cilët i fundit ka qenë thjesht Diddy.

Në vitin 1997, Sean u bë i njohur si Puff Daddy, ndërsa një vit më pas iu kthye emrit të vërtetë Sean John. Më pas, gjegjësisht në vitin 1999, ai e shfrytëzoi emrin Puffy.

Reperi u bë tutje i popullarizuar me emrin e tij profesional, P. Diddy, ndërkaq në vitet e fundit e ka përdorur nofkën e shkurtër, Diddy.

Mirëpo, as ky emër nuk ka zgjatur shumë. Në një postim në Twitter, reperi ka treguar se ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin.

“Emri im i ri është Love aka Brother Love”, ka shkruar Diddy në këtë rrjet social.