• E mërkurë / Apr-23 15:12
  • Kontakt

''Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën as me çmimin për anëtarësim në BE''

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë ka thënë se presidenti i Serbisë...

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paluajtshëm ndaj qëndrimit të tij për Kosovën.

Ai thotë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e këtë e sipas Drecun, Vuçiq e ka thënë në shumë takime para zyrtarëve të huaj, bile këtë nuk do ta bëjë edhe në qoftë se kjo do t’i kushtojë me anëtarësim në BE.

“Unë kam qenë i pranishëm kur presidenti Vuçiq në bisedime me delegacionet e huaja dhe takime tjera është shprehur i vazhdimisht i bindur ndaj zyrtarëve të huaj që Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e vetë-shpallur të Kosovës, madje as me koston e anëtarësimit në BE”, është  shprehur Drecun për N1.

Është thënë nga zyrtarët e BE-së, ata të Kosovës por edhe nga disa serbë se marrëveshja përfundimtare për të përmbyllur fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi do të jetë ajo me njohje reciproke. Gjithashtu, është thënë se Serbia do të ketë kusht njohjen e Kosovës, për anëtarësim në BE.