Dr.Sc.Ragmi Mustafa në selinë e partisë ka pritur z.Faik Nika kryetar i KKSH-së në Mal të Zi (VIDEO)

Dr.Sc.Ragmi Mustafa në selinë e partisë ka pritur z.Faik Nika kryetar i KKSH-së në Mal të Zi

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa në selinë e partisë ka pritur një delegacion të Këshillit Kombtar të Shqiptarve në Mal të Zi, ku kanë biseduar për problemet e ndërsjellta që kanë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi si dhe në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z.Faik Niko ka deklaruar se ishte një takm i frytshëm takimi me z.Musafa ku kishin biseduar për problemet që kanë e që ishin gati se identike, sikurse problemet që kanë shqiptarët në Mal të Zi.

Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së tha se edhe shqiptarët e Malit të Zi fatkeqësisht ballafaqohen me të njejtat probleme si edhe NE shqiptarët në Luginë të Preshevës. Prandaj, PDSH do të insistoj në organizimin e një tryeze në nivel të shqiptarëve të trojeve në shtetin amë Shqipëri për t'i dhënë zgjidhje shqiptarëve njëher e përgjithmonë kudo që janë.

Nga ana tjetër shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pritjen reale të bashkimit me Kosovë. Me këtë rast bien për tokë përjetsisht problemet shekullore në fushën e arsimit, gjuhësis, shkrimit, simbolit kombëtar, zhvillimit përmbajtsor ekonomik e çka jo tjetër.