Logoja e publikuar javë më parë u tha se ishte kopje e një logoje të një kompanie ajrore gjermane, ndërsa që sot është publikuar logoja e re.
E presidenti Thaçi me anë të një postimi në facebook ka thënë se ndihet mirë që Këshilli Organizativ i është përgjigjur shqetësimeve për logon.
“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare”, ka shkruar Thaçi.