Hoxha në Vjenë: Besoj fort në perspektivën evropiane të vendeve tona

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Konferencën ministrore për çështje evropiane në Vjenë, ku morën pjesë ministrat e...

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Konferencën ministrore për çështje evropiane në Vjenë, ku morën pjesë ministrat e Ballkanit perëndimor, nën udhëheqjen e ministrit austriak, Gernot Blümel.

Pjesë e panelit dhe diskutuese ishte Ministrja Hoxha e cila në fjalën e saj, ceku rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe ekonomik për rajonin i cili disponon mundësi të mëdha, njofton kumtesa.

Republika e Kosovës duhet të marrë mbështetje të menjëhershme nga BE-ja për të bërë përparim të mëtejshëm në negociatat tona afatgjata me Serbinë, për një Ballkan më të qetë, më të begatë dhe demokratik, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe shtoi se qytetarët e Kosovës janë më pro BE-së në Evropë, ndërsa është i vetmi vend me regjim të vizave, duke e konsideruar liberalizimin si çështje kyçe për Kosovën.

Siç thuhet në njoftim, në panelin e dytë të Konferencës Ministrore për çështje evropiane në Vjenë, Ministrja Hoxha ceku se pjesa më e rëndësishme ku BE-ja duhet të përqendrojë politikën e saj të jashtme, deri në vitin 2025 dhe më tej, është procesi i zgjerimit.

“Politika e zgjerimit të BE-së, duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme. Unë besoj fort në perspektivën evropiane të vendeve tona dhe pres që kjo të riafirmohet perspektiva dinamike, konkrete dhe të arritshme”, potencoi Ministrja Hoxha.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48