• E mërkurë / Nov-20 10:46
  • Kontakt

Udhëheqësia e Kuvendit Komunal në Preshevë nuk dëshiron që Rtv Aldi t'i transmetoj drejtpërdrejt seancat e saj

Udhëheqësia e Kuvendit Komunal në Preshevë nuk dëshiron që Rtv Aldi t'i transmetoj drejtpërdrejt seancat e saj

Me keqardhje informojmë teleshikuesit e RTV Aldi se pas 13 vjet transmetimi të drejtëpërdrjetë të seancave të Kuvendit Komunal të Preshevës, jemi të detyruar të ndërprejmë këtë përvojë. Deri te kjo erdhi si rezultat i mosinteresimit të Organit më të lartë Legjislativ Komunal, i cili drejtohet nga z. Sami Salihu, kryetar, për të kthyer përgjigje në kërkesën tonë për bashkëpunim, drejtuar këtij institucioni. Prandaj, ne nuk do bëjmë transmetimin e seancës së parë të thirrur për këtë vit (ditën e hënë, më:25.02.2019.) dhe apelojmë tek organi i lartëpërmendur të reflektojë.

Ne, RTV Aldi iu kemi drejtuar këtij institucioni me kërkesë për vazhdimin e bashkëpunimit që nga data 12. 02. 2019. me qëllim që teleshikuesit – qytetarët e komunës së Preshevë të informohen me kohe dhe drejpërdrejtë me rrjedhën e punimeve të organit më të lartë Legjigslativ komunual, përkatësisht Kuvendit të Preshevës.