Në qendër të Beogradit, ekzekutohet drejtori i Auto-Moto të Serbisë!

Në qendër të Beogradit, ekzekutohet drejtori i Auto-Moto të Serbisë!

Kreu i Shoqatës Auto-Moto të Serbisë (AMSS), Mirko Butuli u ekzekutua nga disa të shtëna në një ndërtesë në Rrugen e “Ruzveltit” Beograd. MPB njoftoi se ka pasur një shkëmbim zjarri, në të cilin Predrag Djurdjev ka qëlluar në drejtorin e AMSS dhe më pas ka bërë vetëvrasje!

TV N1 raporton se Butulija ndërroj jetë nga plagët në Qendrën e Emergjencave, pasi sekretari i AMSS, Predrag Djurdjev, qëlloi në të.

Pas plagosjees, Drejtori i AMSS Mirko Butuli u dërgua në Qendrën e Emergjencës. Te shtënat u zhvilluan në ndërtesën AMSS ku një vajzë u plagos e cila u hodh nga dritarja gjatë të shtënave.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se, sipas informatave të para, sulmuesi P. D (43) ka gjuajtur disa të shtëna në drejtim të Butulisë. Po ashtu policia u qëllua me arme zjarri.