Smartfoni që do të posedojë 4 kamera në anën e pasme

Huawei P30 Pro do të prezantohet zyrtarisht më 26 mars në Paris. Telefoni do të vijë me katër kamera në anën e pasme, siç zbulon watermarku...

Huawei P30 Pro do të prezantohet zyrtarisht më 26 mars në Paris. Telefoni do të vijë me katër kamera në anën e pasme, siç zbulon watermarku në një foto të postuar nga Richard Yu, CEO i biznes grupit të Huawei, përcjell GSMArena.

Ai e krijoi një foto të hënës dhe e postoi fotografinë në faqen Weibo për ta festuar Festivalin tradicional të dritës në Kinë.

Linja e dytë e watermarkut gjithashtu na jep detaje se bëhet fjalë për sistemin Leica me katër kamera.

Qysh më parë janë shfaqur pothuajse të gjitha informatat për karakteristikat e linjës komplete Huawei P30. Modeli P30 Pro do ta ketë një çipset 7nm Kirin 980.

Priten ekrane AMOLED, me një sensor për gjurmë gishtash në ekran. Kamera e përparme do të duhej të jetë në stilin e periskopit, ndërsa tani është konfirmuar edhe sistemi me katër kamera në anën e pasme, me brendimin Leica.