Ardita Sinani: Seancat nuk duhet lejuar të mbahen pa tranmetim të drejtpërdrejt në media (Video)

Ardita Sinani: Seancat nuk duhet lejuar të mbahen pa tranmetim të drejtpërdrejt në media

Pas njoftimit të Rtv Aldi që udheqësia e Kuvendit Komunal në krye me z.Sami Salihu nuk dëshiron që Rtv Aldi t'i përcjellë drejtpërdrejt seancat e Kuvndit Komunal ka reaguar kryetarja e PVD-së znj. Ardita Sinani.

Asnjëherë në historinë e Komunës së Preshevës për 15 vite nuk a ndodhur që seancat e Kuvendit Komunal të mos transmetohen, kjo është një cenzurë në stilin diktatorial, që tregon për mos transparencën e kësaj qeverisje aktuale lokale. Ne e denojmë këtë veprim të kryetarit të komunës dhe kryetarit të kuvendit komunal dhe i ftojmë të ndërmarrin hapa konkret për mos mbylljen e dritareve informative, seancat nuk duhet lejuar të mbahen pa tranmetimin drejtpërdrejt në media që të jenë transparente. u shpreh znj.Sinani 

znj.Sinani thotë gjithashtu se si opozitë duhet me këmbngulje të qëndrojmë për finansimin poashtu dhe anvansimin e informimit në Komunë të Preshevës "Patjetër që seanca duhet të mbahet në prezencën e mediave, kurse terri informativ po shihet kujt po i konvenon dhe me çfarë ideologjie dhe qëllime të prapshta funksionon kjo qeveri lokale ku të këqijat nuk po kanë fund"./Rtv Aldi