• E mërkurë / Jul-24 04:30
  • Kontakt

Shqiprim Arifi blen veturë me vlerë rreth 150.000.00 euro (FOTO)

Shqiprim Arifi blen veturë me vlerë rreth 150.000.00 euro (FOTO)

Gjatë seances së Kuvendit Komunal, Shqiprim Arifi mori fjalen për të shpifur siç din ai më së miri.

z.Arifi gjatë fjalimit të tij theksoi se mediat po pasurohen për të blerë vetura të tipit Mercedes-Benz, ndoshta z.Arifi e ka ngatërruar këtë gjë me veten e tij, sepse kohë më pare ai ka blerë veturë Mercedes-Benz S400 vlera e të cilit është rreth 150.000,00 euro.

Ju kujtojmë se z.Arifi posedon edhe tjera vetura ndër to edhe 1 BMW me vlerë mbi 20.000,00 euro.

z. Arifi pasi që jeni person publik dhe kontrolloni buxhetin e Komunës së Preshevës a mund të na tregoni se me çfarë para i keni blerë këto vetura sepse rroga juaj është shumë e ulët në krahasim me veturat që po i posedon?

Ndoshta do të na përgjigjeni se unë kam ardhur nga Gjermania dhe kam pasur kapital parash atje, por ne jemi këtu para jush dhe e dime që kur keni ardhur në vendlindje keni pasur veturë Skoda Octavia tip shum më i vjetër se këto vetura që i posedon tani e cila nuk ka pasur vlerë me shumë se 5.000 euro.

z.Arifi dy veturat tuaja kapin vlerë afër 200.000.00euro, vlerë tepër e madhe në krahasim me rrogën që ju merrni, këtë herë pasi përmedët veturat ju treguam se çfarë vlere kanë veturat tuaja, por nëse je i interesuar mund t'ju tregojmë edhe për vlerën e orave të dorës që posedoni e që kanë vlerë gati sa vetura e juaj e tipit Mercedes-Benz.