Rrëfehet serbi që luftoi në Koshare, akuzon Haradinajn: Pse nuk e vrava Wokerin, ja rrëfimi për Arkanin

Rrëfehet serbi që luftoi në Koshare, akuzon Haradinajn: Pse nuk e vrava Wokerin, ja rrëfimi për Arkanin

Milosh Pavlica, luftëtar i dikurshëm nga Kosharja, në rrëfimin prekës ka fol për luftën në Kosovë, shqiptarët, krimet e Haradinajt, tigrat e Arkanit etj, në intervistën për “Ballkan info”.

Sulme në ushtarët tanë

Ne kemi siguruar rrugën Podujevë deri në Prishtinë. Në Podujevë u sulmua patrulla civile policore. Ne morëm alarmin dhe u nisëm me transportues, ishin të pozicionuar në gropa dhe kishin bedena. Për fat transportuesit tanë iu qëndronin të shtënave nga pushkët automatike rrëfen ai.

Por në një moment njëri merr “zollën” dhe na qëllon por për fat ajo kthehet nga automjeti jonë, pas kësaj kemi ik nga Podujeva… Kjo ishte në fillim të vitit 1999.

Ata janë forcuar aq shumë… ne jemi tërhequr aso kohe, ata zakonisht janë fshehur pas civilëve.

Kemi mundur të thërrasim artilerinë dhe të i shkatërrojmë, Por do të pësonin civilët. Ndërsa ata kanë gjuajtur të veshur me rroba civile, ndërsa kur kanë bërë parakalim edhe për foto kanë veshur uniforma.

Për Wliam Woker

Nga Wliam Woker nuk kemi mundur të lëvizim. Secilën herë që kemi dal nga kazerma, dalja jonë është dashur të njoftohet.

Si nuk ishte Woker apo njerëzit e tij, ishte rrezik dhe problem, sepse terroristët na kanë sulmuar kur ai edhe ata nuk ishin aty. Ndërsa Woker sikur nuk ka parë kurrë terroristë.

Tash kur mendoj, dështimi më i madh pse nuk e kam vra Wiliam Wokerin.

Ne nuk kemi dëshiruar luftë

Ne nuk donim luftë, Ishim të rinj, sportist, djem normal, ishim zakonisht në terren dhe ka vlerë kur dikush të sjell kafe

Jam dëshmitar ku isha shtrirë, unë aty edhe shqiptari. Presim  të heqim plumbin dhe atë e pranojnë para meje edhe pse është ushtar i UÇK-së sepse ishte plagosur rëndë. Askush nuk e ka prek.

Ne fëmijëve shqiptarë iu ofronim mish viçi- konservë që mos të ju japim mish deri. Kaq shumë kishim kujdes. Ata të uritur në disa shkurre e lugina...

Holbrukun e kam parë një herë apo dy herë. E kam parë edhe Liliqin. Hollbruk ishte po ashtu një e keqe por më pak se Woker. Në fshatra me shqiptarë – ka pasur të tillë që kanë kthyer armët, ka pasur ata që e kanë dashur Serbinë dhe që kanë lutur Zotin që mos të ndodhë asgjë.

Në njësinë time nuk ka pasur shqiptarë. E kishim një djalë nga Kosova. Dhe kur jemi tërhequr dhe e kemi lënë, jam ndier shumë keq… si mbeturinë, edhe më keq. Djaloshi ka mbetur, ia kemi dhënë municion edhe një pushkë automatike.

I kemi thënë se mund të vij me ne, por ai nuk donte dëshironte të rrinte me familjen.

Sorrat përpara kazermës dhe bombardimet

Ka pasë një tufë me sorra para kazermës. Të gjithë sorrat nga Fusha e Kosovës vinin para kazermës sonë, Kumbara im thotë kjo nuk do të jetë mirë. Dhe kazerma jonë goditet nga bombardimet.

Ato bombardime në Kosovë... me bomba pothuajse  e kanë lëvruar tokën. Shkojmë rrugës dhe shohim “Tomahok” si fluturon. Si udhëton sipas rrugës dhe përnjëherë fotografia kompletohet me 2 tonë lëshohet. Dhe ja...

Shikoj si fluturon “Tomahok” me parashutë dhe u gëzova thash rusët na paskan dërguar S-300. Unë i lumtur, ndërsa njëri më tërheq që të më shpëtoj... dhe një miliardë fishekë zjarre shpërndahen gjithë andej, kështu shpërthen bomba kasetë...

Ishim 9 veta në një moment. Ata ishin 15 , na rrethuan dhe nisin granatime me minahedhës të na godasin. Aty kamë qenë i qëlluar...

Një nga terroristët u dorëzua. Tregoi se ishte katolik dhe më mirë të vritet nga ne sepse UÇK-ja do të vras të gjithë... Edhe atë edhe krejt familjen dhe do shpallet tradhtar.

Nuk ka ndodhur që UÇK të zë rob dike nga ne. Besoj se secili do bënte vetëvrasje para se të lejonte të robërohej.

Njërin nga tonët e kemi shpëtuar nga Batalioni i pestë... Ai ishte i shtanguar tërësisht... Ka parë ndoshta si këta të UÇK-së e kanë pre një ushtar tonë.

Për Legin dhe tigrat e Arkanit

E kam parë Legin në Kosovë, e kam parë në Pejë…por mendoj se beretkat e kuqe janë tërhequr drejt Beogradit, kur nisi lufta. Pastaj erdhën tigrat e Arkanit. Arkanin nuk  e kam parë.

Tigrat e Arkanit erdhën me planin që të shkojnë menjëherë, Nuk kanë bërë asgjë. Kanë shkaktuar një zhurmë të vogël apo kjo nuk na është dashur neve . Mirë që nuk  ishin…..bartin njerëzit gjithçka.

Për krimet e Ramush Haradinajt

Isha i sigurt se mund të zë Haradinajn. Dikush e largoi. Ai nuk ka mundur të na ik….E kam parë përmes snajperit njëherë. Ata ikën nga ne deri në Suharekë... Ndërsa si janë nxjerr ata kryesorët... Haradinaj sigurisht ka marr pjesë në luftimet në Jabllanicë. Në Jabllanicë ishte shumë vështirë sepse NATO i mbështeste.

Përndryshe Haradinaj dhe ai ekip ishin monstrum.

A dini çka ka bërë ai? Haradinaj ka hyr në shtëpi, ka qëlluar fëmijën në kokë, ia ka prerë kokën dhe ia ka hedhur para këmbëve nënës. Kjo dihet, për këtë ka fakt. A mundet këtë ta bëjë njeriu normal?