• E mërkurë / Apr-23 15:07
  • Kontakt

Kryetari i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj

Në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj...

Në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj pranuam urata për një proces demokratik në zgjedhjet e 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës. Kryeministri Haradinaj gjithashtu na përgëzoi fushatën elektorale të Alternativës për Ndryshim dhe vlerësoi atë si të denjë dhe në favor të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Për koalicionin parimor në mes APN dhe LR PDSH kryeministri e përkufizoi si diçka shumë natyrale dhe rrjedhimisht në pajtim me mentalitetin e ri politik i cili po krijohet në Preshevë.
Kërkova nga Kryeministri Haradinaj që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë përbërëse e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në takim përveç aktualitetit politik u bisedua edhe për projekte konkrete, ku pranuam garancë për mbështetje financiare për një projekt, implementimi i së cilës do të filloj në këtë vitë.

Ky është postimi në faqen zyrtare në facebook nga kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi.