Inspekcioni Komunal tenton ta heqë panoan e Rtv Aldi edhe pse nuk ka të drejtë pasi që është e vendosur në pronë private

Inspekcioni Komunal tenton ta heqë panoan e Rtv Aldi edhe pse nuk ka të drejtë pasi që është e vendosur në pronë private

Inspekcioni Komunal i Komunës së Preshevës pasi që ka zhvendosur panoan e tyre nga trotuari, ka tentuar ta heqë edhe panoan e Rtv Aldi e cila nuk është e vendosur në tortuar por është e vendosur në pronësi private.

Drejtori i Rtv Aldi ka dalur në terren për të parë se çfarë po dëshirojnë të bejnë inspekcioni komunal, dhe i'a ka bërë të qartë se ky veprim është i gabuar pasi që nuk kanë të drejtë të intervenojnë në prona private.

Kryeshefi i inspekcionit komunal Enver Aliu me ngulm ka kërkuar heqjen e panoas ku edhe ka kërrcnuar drejtorin e Rtv Aldi dhe djalin e tij i cili ishte duke kryer punën  e tij si kameraman, me fjalet "kom me ta thy ftyrën" dhe ka tentuar dhe të konfrontohet fizikisht, por këtë nuk e kanë lejuar personat që ishin aty dhe për këtë ka dëshmitarë.

Rtv Aldi mendon që kjo është tendencioze, ku pushteti lokal mundohen ti shkatrrojë mediat duke i dëmtuar ato financiarisht, për të pasur monopol medial ku lajmi të kontrollohet drejtpërdrejt nga pushteti lokal.

Në ditët në vijim Rtv Aldi do ti shfaq dokumentet se në pronësi të kujt është e vendosur panoa, vend i cili Komuna e Preshevës tentoi ti dal Zot.

Në video më poshtë mund ta shikoni edhe videon ku Enver Aliu kërrcnon stafin e Rtv Aldi.