KKSH ndan mirënjohje për partitë politike dhe politikanët që organizuan referendumin e 1&2 marsit 1992 (VIDEO)

KKSH ndan mirënjohje për partitë politike dhe politikanët që organizuan referendumin e 1&2 marsit 1992

Para 27 viteve shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pas përfundimit të sistemit një partiak tashmë ishin organizuar në subjekte politike dhe jo politike që shënon pluralizmin politik e shoqërorë. Shqiptarët u organizuan rreth intelektualëve dhe të përndjekurve nga sistemi e që kishin vendosur për të vulosur fatin e kësaj treve përmes një referendumi edhe pse në kushte të represionit. Kurajo, guximi e urtësia do të ishin shprehja e gjithë atyre burrave dhe grave për të i dhënë drejtim historisë dhe për të pllakosur vizionin e shqiptarëve për gjeneratat që do të vijnë në referendum.

Për kontributin e dhënë para 27 viteve sot në zyren e PVD-së ,nga ana e KKSH u  nda mirënjohje për kryetarin e PVD-së që ishte gjatë asaj kohe z.Riza Halimi dhe PVD-së, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e referendumit të 1 dhe 2 marsit  të vitit 1992.

Gjithashtu edhe  në zyrën e PDSH-së u nda mirënjohje nga KKSH edhe për Ali Ahmetin, i cili poashtu dha kontribut të jashtzakonshëm në organizimin e referendumit të 1dhe 2 marsit. Mirënjohje u nda edhe për Partinë Demokratike Shqiptare.

Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë ndau mirënjohje edhe për kryetarin dhe sekretarin e kuvendit  te atëhershëm për organizimin e referendumitI z.Ibrahim Kadriut dhe z.Shaip Durakut.

Njëzet e shtatë vjetori i Referendumit të Luginës së Preshevës për “Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën” shënohet në kohën e riaktualizimit të tij, në procesin e marrëveshjes së mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarjet, përjetimet dhe qasja e shtetit ndaj Luginës së Preshevës përgjatë këtyre njëzet e shtatë viteve e vërtetojnë më së miri se sa i drejtë është vullneti popullor i shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.