Drejtori i Rtv Aldi tregon të vertetën rreth ditës së djeshme, kurse portalin presheva.com do ta padisë për shpifje (Video)

Drejtori i Rtv Aldi tregon të vertetën rreth ditës së djeshme, kurse portalin presheva.com do ta padisë për shpifje

Pas shpifjeve të bëra nga portali përçarës presheva.com i cili dirigjohet drejtërdrejtë nga kryetari Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, se z.Isuf Memeti drejtoriI Rtv Aldi gjatë ditës së djeshme në mënyrë të dhunshme nuk ka lejuar heqjen e panoas para komunës së Preshevës, drejtori i Rtv Aldi z.Isuf Memeti ka sqaruar shpifjet e bëra në drejtim të tij duke i informuar qytetarët rreth të vërtetes së ditës së djeshme.

z.Isuf Memeti ka treguar se parcela ku gjindet panoa është pronë private dhe nuk i përket Komunës së Preshevës duke e vërtetuar këtë me dokumentacion.

Z.Memeti fton publikisht z.Xhelal Hasani dhe Enver Aliu që të dëshmojnë se parcela në të cilën është e vendosur panoa në pronësi të kujt është?

Gjithashtu z.Isuf Memeti hedh poshtë akuzat  e bëra nga portali presheva.com  se ai dhe biri i tij kanë sulmuar stafin e inspekcionit komunal, dhe për këtë do të ngrisë padi për shpifje ndaj këtij portali shpifës dhe përçarës.